Haki Rugova: “Isa Mustafa zgjidhet kryetar, Vjosa Osmani e Fatmir Sejdiu mund të kandidojnë”

0

Për nënkryetarin e LDK-së Haki Rugova, kandidimi për kryetar të LDK-së është e drejtë e secilit. Në një deklaratë për “Botapress”, nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova tha se zgjedhjet në LDK natyrisht se do të sjellin reforma, do të jenë zgjedhje të lira e demokratike, pra nuk do të jenë të imponuara e as të dirigjuara, ndërsa e drejta për të kandiduar do të jetë e lirë. “Njerëzit kanë të drejtë të kandidohen. Unë nuk po kuptoj pse të gjitha partitë mbajnë zgjedhje, ndërsa vetëm LDK-ja duhet të jetë temë. Ka të drejtë të kandidoj edhe Fatmir Sejdiu, edhe Vjosa Osami, edhe unë, dhe gjithë të tjerët, por së pari për ta shpallur atë kandidatur duhet të bëhet delegat i Kuvendit”, tha Rugova. Nënkryetari Rugova është më se si sigurt se kryetar aktual i LDK-së do të jetë kandidat për të marr edhe për një mandat drejtimin e LDK-së, për çka edhe beson në fitoren e tij. “Jam shumë i sigurtë se kryetari Mustafa do të kandidoj dhe jam i bindur se do të zgjedhet dhe kjo duhet të ndodhë. Unë pres një proces fer, të lirë siç di të bëjë LDK-ja. Tashmë kanë filluar zgjedhjet nëpër Nëndegë dhe Degë, dhe ky proces do të jetë transparent deri në Kuvendin e saj që do të mbahet në fund të muajit maj, ku edhe do të dalin kandidatë e mundshëm për kryetar të partisë”, tha Rugova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here