Haki Morina:”Nuk do të merresha asnjëherë me Azem Vllasin sikur…”

0

Publicisti Haki Morina, demanton analistin dhe ish udhëheqësin komunist Azem Vllasin, kur ky i fundit i cilësoi demonstratat e 81-shit të motivuara politikisht, si enveriste e marksiste leniniste, por që nuk kishin si objektivë kërkesën e Republikës së Kosovës. Morina thekson se vet aktgjykimet dhe burgosjet për statusin e Republikës së Kosovës, demantojnë z. Vllasi.

“Nuk do te merresha asnjëherë me Azem Vllasin sikur te mos e dija se janë shume te tjerë qe mendojne si ai! Intervista e tij e fundit ku thotë se “nuk kërkuat Republikë por Enverizëm e Stalinizëm” mund te demantohet lehtë nga qindra aktakuza e aktgjykime qe janë ngritur e janë zhvilluar në kohën e tij, e natyrisht edhe aktakuza ime, në të cilat nuk shkruan askund për këto kërkesa që tani ai po i “zbulon”, por shkruan për kërkesat tona që në mënyrë “antikushtetuese” të realizohet Republika e Kosovës!

Në qoftë se duke kërkuar Republikën e Kosovës kam thyer ligjin jugosllav, përsëri pranoj te dënohem për atë vepër të atëhershme! Por ne s’kemi kërkuar asgjë jasht Kushtetutës Jugosllave, e cila garantonte të drejtën e kombeve për vetvendosje! Normalisht, ushtruesit e dhunës së atëhershme, ndaj atyre që kërkuan të zbatohej kjo kushtetutë, duhet te dënohen për thyerjen e ligjeve te RSFJ-së! Do te ishte mirë të bëhej kështu sepse ato ligje ishin shumë të ashpra… Dhe natyrisht, i akuzuari numër 1 do të ishte Azem Vllasi!”, theksoi Morina duke shtuar se “Edhe në gjyq i pata thënë publikisht gjykatësit shqiptar: “nuk jam këtu pse kam shkelur ligjin dhe kushtetutën por pse jam shqiptar”! Dhe ja argumentova qe kushtetuta jugosllave garanton të drejtën e popujve për vetvendosje! Ai më ndërpreu duke m’u kërcënuar dhe duke më thënë të mos dal jasht temës!

Analiza e tij del krejt kundërthënëse sepse s’ka asnjë kuptim të deklarosh se ishim socializëm liberal e në anën tjetër vret e burgosë me mijëra njerëz qoftë edhe nëse ata paskan kërkuar enverizëm!”./standardi.eu

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here