Haki Abazi me mesazh për kryeprokurorin për Hashim Thaçin, flet për sekrete

0

Opinionisti Haki Abazi po i kërkon kryeprokurorit të Kosovës që të merret me Hashim Thaçin. Sipas tij, Kosova nuk është pronë private e zëvendësministrit të Jashtëm që ai të bëjë çka të do me të.

“Z. KryeProkuror:

Nese nuk behet Hashim Thaci President atehere ka zgjedhje elektorale, keshtu po thote ai dhe miku i tij Enver Hoxhaj, edhe miku tjeter Kadri Veseli. A eshte ky shteti privat i Hashim Thacit dhe PRONTO’s, ketyre kercnuesve te vazhdueshem te Rugoves, percaresit dhe maestros se perjashtimit te miqeve nga partia, njerezve qe i vazhduan diferencimet politike, njerezve qe ne prapaskena kapin per fyti, keta perkrahesit te Ramadan Mujes, e Xhabir Zharkut si modele te qeverisjes komunale, ky miku i ngushte i Veselit, te cilit duhet me ja leshu vendin per kryetar partie; ky polyglot qe nuk flet asnje gjuhe dhe qe permbrenda si duket e mban sekretin e Ali Ukes dhe shume sekrete tjera Bllaciane?? A duhet me shtru pyetjen se cka po ndodhe, pse po e duan kaq shume fuqine poltike, nga kush po frigohen keta “trima” qe kaq shume po ju duhet imuniteti i mbrojtur me njesi speciale policore dhe me pushtetin qe urdheron arrestime te kundershtareve poltike e i shperblen tezaket dajallaret e mbesat me poste ambasadoresh e titul akademik.

Z. kryeprokuror- askush nuk eshte permbi ligjin”, ka shkruar Abazi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here