Hakerët apel qeverive që të mënjanojnë barrierat në botën virtuale

0

Në Hamburg të Gjermanisë sot ka filluar Kongresi katërditor i kaosit komunikativ, në të cilin marrin pjesë rreth 12 mijë hakerë dhe online-aktivistë nga e mbarë bota.

Në hapjen e këtij tubimi deri tani më të madh të hakerëve në Evropë, që është i fokusuar në sigurinë e internetit dhe lirinë e fjalës në erën digjitale, u është bërë apel të gjitha qeverive të botës që të mënjanojnë barrierat në botën virtuale.
Në kuadër të këtij kongresi janë paralajmëruar fjalime të rreth 200 pjesëmarrësve, ndërsa në katër ditët e ardhshme do të mbahen edhe një sërë punëtorish dhe ligjëratash për gjendjen në internet-hapësirën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here