Hajni nxinë me ngjyrë fytyrën e tij në tentim të tmerrshëm për të mashtruar policinë

0

E pazakontë. Një hajn nga Kalifornia ka bërë një provë të dështuar që të shmangej nga policia duke e dëmtuar fytyrën e tij. Jose Espinoza, 23 vjeqar i kërkuar për vjedhje pronash dhe veturash ka thënë se me qëllim e ka mbuluar fytyrën e tij me sprej ngjyrë të zezë në një përpjekje për të maskuar veten. Ai i ishte shmangur policisë në shtëpinë e tij në Madera, Kalifornia, por kur policët më vonë e zbuluan 23 vjeqarin ata nuk ishin mashtruar nga maskimi i dobët i tij dhe e kishin arrestuar rreth akuzave për vjedhje pronash dhe veturash. Shishja e sprejit me ngjyrë të zezë që Espinoza e kishte përdorur për maskim të fytyrës së tij ishte marrë nga policia si dëshmi kundër tij.
(Mirror)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here