Hajduti 17-vjeçar bllokohet brenda veturës së vjedhur, e thërret policinë për ta shpëtuar

0

Policia në Norvegji ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kanë pranuar një telefonatë nga një person, i cili ishte bllokuar në një veturë që kishte për qëllim ta vidhte. Menaxheri i operacioneve policore, Ebbe Kimo, tha se djaloshi e telefonoi policinë rreth orës tetë të mëngjesit.

Lajmi u bë i ditur përmes një interviste të zyrtarit policor për televizionin publik norvegjez, NRK. “Ai nuk mundte t’i hapte dyert. Na ka njohur shumë mirë por na kërkoi ndihmë, sikur ta thërriste një shok të vetin”, tha Kimo. 17-vjeçari kishte arritur të hynte në një veturë të tipit “Volvo”, e cila ishte e parkuar para një dyqani veturash.

Ndonëse zyrtari policor tha se hajni ishte emër i njohur për policinë, ai ndoshta nuk ishte hajni më i shkathtë i veturave. “Në përpjekjet e tij në të kaluarën, të paktën ishte në gjendje të dilte nga vetura”, tha ai. Më pas, policia kishte shkuar shpejt dhe e kishte nxjerrë djaloshin nga vetura.

Sipas policisë, i dyshuari për vjedhje nuk ishte banor vendës i qytetit i cili shtrihet rreth 1000 kilometra larg polit verior. Në këtë qytet jetojnë vetëm dy mijë banorë, që do të thotë se aty ka më pak njerëz sesa arinj polarë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here