Hajde edhe në Shqipëri Albin!

0

BRIZIDA GJIKONDI

Hajde vëlla, t’i tundësh themelet kësaj toke të drobitur nga llafazanët qylaxhinj, shushunjat dhe vdektarët që kurrë s’kuptuan cfarë është të jesh trim pa pazare dhe kompromis. Hajde vëlla se ti nuk të shet, ti nuk rri në skuta kafenesh dhe me celular të porositësh protesta, Hajde trim, se këtej nga Shqipëria ka rënë murtaja për trima, u bë kohë që të tillë s’po lind kjo tokë. Hajde Albin se ti nuk ke këshilltar Batonin e të gjithëve as Shkëlzenin e askujt, ty të këshillon shqiptarizma dhe alergjia ndaj mafies dhe grabitqarve të shqiptarëve. Mos dëgjo makiavelistët e askundit në sofizmat e tyre me duar në xhep, mos u tut. Hajde dhe në Shqipëri vëlla, se po të vish “Trepça” do të duket lule para minierave mafioze larë me gjak të Bulqizës, Jabllanoviq nuk do të duket dhe aq antishqiptar sa hijenat e këtej rrotull që flasin shqip në krye të klasës politike. Hajde vëllau ynë t’ua bashkojmë dhe kthejmë shqiptarëve këtë tokë pa kufij, hipokrizi dhe servilosje zvarritëse ndaj atyre që haraçin ta japin mbrapa. Koherenca e guximit tënd i mungon kësaj tokës time, hajde vëlla të zgjosh edhe shpirtin tonë të vdekur e vrarë nga pabesitë dhe vampirat pa atdhe, hajde vëlla, merr dhe Shpendin me vete. Lërja Isën si mallkim Thaçit, të gjithë PUSHTetarët shqiptarë e mbajnë pushtetin falë mallkimeve të tyre, lëri dhe hajde dhe në Shqipëri Albin, është koha jote !!!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here