HAI dhe Halim Hoti i gëzojnë 180 familje malishevase për festën e Bajramit

0

Organizata Human Appeal International (HAI), për familjet në nevojë nga Komuna e Malishevës, ka ndarë sot 150 pako ushqimore, ndërkaq mërgimtari Halim Hoti nga Carralluka e Malishevës 30 sosh. Ndihmat po ndahen me qëllim që familjet nevojtare të kenë se si ta presin festën e Bajramit.

Humanisti Halim Hoti, i cili punon dhe jeton në Suedi, nga fshati Carrallukë, ka ndarë pako ushqimore miell, detergjent dhe gjëra tjera të nevojshme për tridhjetë familje nga Komuna e Malishevës. “Nuk jam i pasur, por jam një qytetar i thjeshtë, si të gjithë të tjerët. Unë jetoj në Suedi, por mendja ime gjithmonë është në vendlindje dhe duke parë gjendje socio-ekonomike të këtyre familjeve, kam shprehur dëshirën ti ndihmoj së paku këto tridhjetë familje, për festën e Bajramit”, ka thënë për Zyrën për Informim të Komunës së Malishevës, Hoti. Mërgimtari Hoti, ka ndihmuar më heret në ndërtim të shtëpive për familjet në nevojë, pastaj ka ndihmuar edhe Qendrën e Rehabilitimit-HandiKOS në Malishevë, si dhe në rastet e festave, ndihmon në forma të ndryshme, familjet në nevojë.

Merret vesh se këto ndihma, janë shpërndarë në bashkëpunim me komunën, përkatësisht me kryetarët e fshatrave, të cilët edhe i kanë identifikuar familjet që nuk kanë të ardhura dhe nuk marrin as ndihma nga skema sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here