Hahn: Kryeministri hungarez Orban duhet të japë shpjegime për azilin politik të Gruevskit

0

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban duhet të japë shpjegime nëse i jep azil politik ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn tha përmes rrjetit social Twitter se “nëse konfirmohet, unë pres disa shpjegime nga Viktor Orban”.

Nikolla Gruevski u largua nga Maqedonia pas vendimit të gjykatës që e dënoi me burg dy vjet, lidhur me akuzat për korrupsion. Autoritetet e Maqedonisë kanë lëshuar fletë-arrest për ish kryeministrin, ndërsa ai ka kërkuar azil politik në Hungari.

Maqedonia është kandidate për t’u integruar në Bashkimin Evropian më 2005, por ende nuk ka filluar bisedimet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here