Guardiola flet për humbjen nga Barcelona

0

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka folur për humbjen nga Barcelona në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich u dërmua në Camp Nou nga Barcelona, me rezultat 3:0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i ekipit bavarez, Pep Guardiola e ka pranuar se ekipi katalunas ishte më i mirë në fushë dhe me meritë fitoi ndeshjen.

“I pranoj kritikat. Edhe unë dua të fitoj gjithmonë. Por, nganjëherë kundërshtari është më i mirë dhe Barcelona ishte më e mirë”, ka deklaruar Guardiola në konferencë për shtyp.

“Kur fitojmë, nuk është gjithçka super. Njësoj është edhe kur humbin, nuk është gjithçka një katastrofë”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here