Grupi i armatosur në Kumanovë është dorëzuar, 26 veta në pranga sipas Zhurnal

0

Në prangat e policisë janë 26 vetë nga grupi i cili është konfrontuar me armë me policinë sot në Kumanovë, pasi u dorëzuan me flamur të bardhë, ka njoftuar Agjensia e Lajmeve Zhurnal.
Sipas kësaj agjensie policia po përcakton numrin e të vrarëve në radhët e grupit të armatosur, por nga të dhënat jozyrtare mësohet se ai është i madh.
Mediet kanë raportuar se njëri nga personat e armatosur ka vrarë veten.
Mësohet se dorëzimi i të armatosurve të tjerë ka shkuar keq, pasi njëri nga ta ka qëlluar një polic, duke sjellë reagimin e pjesëtarëve të policisë.
Si pasojë, mësohet se 5 nga të armatosurit kanë mbetur të vrarë dhe një polic gjithashtu.
Gjatë negocimit, ishte rënë dakord që përveç 12 të armatosurve të dorëzohen edhe 4 të plagosur nga radhët e tyre.
Teksa dorëzimi po bëhej, njëri nga të armatosurit që ndodhej i fshehur kishte shtënë drejt policisë, duke sjellë edhe reagimin e kësaj të fundit.
Burimet e Zhurnal informojnë se numri i të dorëzuarve është 26 vetë.
Policia e ka marrë nën kontroll zonën kritike.
Shumica e të armatosurve që i janë dorëzuar policisë, sipas së njëjtës agjensi rezultojnë shtetas kosovarë.
Burimi ka theksuar në raportet e veta se mes të armatosurve ka edhe shtetas të Maqedonisë, por numri më i madh i tyre është nga Kosova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here