Grupi Drenica 1 dhe 2: Mbrojtja pret lirimin e të akuzuarve në vendimin e sotshëm

0

Avokatët mbrojtës të grupit “Drenica 1” dhe “Drenica 2” presin që sot Gjykata Themelore e Mitrovicës të shpallë aktgjykim lirues për ish-komandantët e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, ka deklaruar për “Epokën e re” se në këtë rast Prokuroria EULEX-it ka dështuar të vërtetojë fajësinë në këto procese gjyqësore.

Ndërsa Arianit Koci, avokat i ish-komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka thënë se para gjykatës kanë paraqitur prova të besueshme të cilat e bëjnë të shpresojnë për një epilog pozitiv të procesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here