Gruevski largohet nga qeveria më 15 janar

0

Kryeministri Nikolla Gruevski ka pranuar tërheqjen e tij në janar dhe hapjen e rrugës për qeverinë e re, konform marrëveshjes politike.

I pyetur lidhur me deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se Gruevski do të largohet në datën 10 janar, kryeministri maqedonas u përgjigj se gjithçka që është rënë dakord me liderët e katër partive kryesore politike do të respektohet në tërësi.

Vizitën e komisionerit evropian për zgjerimin, Johanes Han, për të inspektuar zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos, kryeministri e ka cilësuar si të mirëpritur.

”Ajo që është rënë dakord, që më 15 janar të ketë qeveri të re, do ta respektojmë, konform marrëveshjes. Sa i përket vizitës së Johanes Han, është i mirëpritur dhe si gjithmonë vizitat janë të dobishme dhe të mirëseardhura”, deklaroi Gruevski.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here