Gruevski e Zaev prezanton detajet e Marrëveshjes

0

Kryeministri Nikola Gruevski në konferencën me gazetarët shpalli arritjen e marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike. Ai theksoi se bisedimet kanë qenë të suksesshme dhe përfunduan me marrëveshje për zgjedhje. Ai tha se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur dhe se për këtë ka faleminderuar eurokomisionerin Hahn dhe treshen e eurodeputetëve, raporton Ina.

Gruevski theksoi se LSDM gjatë periudhës së kaluar dhe gjatë negociatave të fundit ka bërë përpjekje maksimale për të dështuar marrëveshja e 2 qershorit dhe të mos ketë zgjedhje në muajin prill.

“Kjo është arsyeja se ata janë të vetëdijshëm se në prill do të humbasin zgjedhjet dhe se janë të vetëdijshëm se populli nuk i jep përkrahjen, siodmos për këtë mënyrë që po duan të vijnë në pushtet”, deklaroi Gruevski.

Ai ka shpalosur disa nga detajet e marrëveshjes:

LSDM të kthehet në Parlament më 1 shtator

Qeveria aktuale të tërhiqet 3 muaj para zgjedhjeve dhe do të formohet qeveri për organizimin e zgjedhjeve të reja

VMRO-DPMNE do të nominojë kryeministër të përkohshëm për 100 ditëshin para zgjedhjeve, duke nisur nga 15 janari 2016, ashtu që zgjedhjet të zhvillohen më 24 prill.

LSDM do të ketë ministrin e MPB-së, por pas konsultimeve paraprake me LSDM dhe BDI, kjo nënkupton person që nuk ka lidhje me asnjë parti politike.

Gjithashtu LSDM do të ketë ministrin e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale.

Por VMRO-DPMNE do të ketë zëvendësministrat e saj me të drejtën e qasjes dhe vetos për të gjitha çështjet e lidhura me zgjedhjet.

LSDM zëvendësministra të tilë do ti ketë në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.

Prokurori i ri do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator 2015, që do të udhëheq hetimet për përgjimet dhe do të zgjidhjet sipas marrëveshjes midis katër partive politike.

Gruevski tha se partia e tij sërish do të fitojë në zgjedhjet e fundit të prillit dhe se kjo fitore e tyre do të jetë historike, për shkak se siç tha bëhet fjalë për një ekip që krijon një të ardhme të mirë për Maqedoninë.

Edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka dhënë detajet e ngjajshme të marrëveshjes së arritur midis liderëve të katër partive politike.

Ai theksoi se me negociatat dhe marrëveshjen e arritur u vërtetua gjithçka që ishte pjesë e projektit opozitar “E vërteta për Maqedoninë” se kryeministri Nikola Gruevski dhe njerëzit e tij po udhëheqin pushtetin në mënyrë kriminale dhe fituan zgjedhjet në mënyrë kriminale.

“Gruevski do të jap dorëheqje dhe nuk do të udhëheq qeverinë e cila do të organizojë zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill 2016.  Largimi i tij do të ndodhë deri në fundë të këtij viti, ndërsa zgjedhja e qeverisë së re do të jetë më së voni dei më 15 janar.  Atë që premtuam dhe e arritëm, kërkuam dhe insistuam dhe u arrit që Nikola Gruevski të mos organizojë zgjedhjet”, deklaroi Zaev.

Ai tha se LSDM do të propozojë  Ministrinë e Brendshme, por përskaj kësaj ministrie LSDM do të udhëheq edhe me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Sipas tij kjo parti do të jetë në 5 ministrim ndërsa në ministrinë e financave, bujqësisë dhe administratës do të ketë zëvendësministra me të drejtën e vetos.

Zaev theksoi më tej se do të zgjidhet Prokurori Special që do të hetimet për përgjimet apo dosjen e njohur “E vërteta për Maqedoninë”.

Sipas tij, LSDM dhe opozita në fillim të shtatorit do të kthehet në Parlament dhe do të angazhohet në mënyrë aktive në realizimin e kërkesave dhe reformave të parapara në marrëveshje.

Ai shprehur faleminderime në adresë të bashkësisë ndërkombëtare. Ai përshëndeti të gjithë përkrahësit, ata që qëndruan nën tenda para qeverisë.

“Më 24 prill 2016 do të mbahen zgjedhjet që i kërkoi opozita, ku qytetarët në mënyrë të lirë dhe demokratike do të zgjedhin qeverisjen e re të vendit”, theksoi Zaev duke shtuar se fitorja do të jetë e opozitës dhe qytetarëve të këtij vendi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here