Gruevski ateron dhunshëm në Cyrih të Zvicrrës

0

Aeroplani me të cilin kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski kthehej nga negociatat në Strasburg është dashur të aterronte dhunshëm në aeroportin e Cyrihut, ka konfirmuar për mediat serbe zëdhënësi i Qeverisë maqedonase.

Gjatë udhëtimit në këtë aeroplan udhëtarët ishin tmerruar nga një tingull në bord, me ç’rast pati probleme me presionin e brendshëm të aeroplanit, transmeton Koha.net.

Sipas procedurës së zakonshme, piloti menjëherë uli lartësinë dhe lëshoi aeroplanin në aeroportin më të afërt. Kryeministri Gruevski udhëtoi nga Strasburgu me aeroplanin e qeverisë, Lir-Jet 50.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here