Grubi:Maqedonia, pjesë e strategjisë ruse në Ballkan

0

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi mendon se loja ruse në Maqedoni tashmë ka filluar që të dale në pah, përmes deklaratave të tyre për ngjarjet e fundit që ndodhën në Gushincë, Kumanovë e gjetiu, transmeton zhurnal.mk

“Dje Llavrov nga Beogradi, sot Ministria e Jashtme Ruse flasin për nxitësit ndërkombëtar të krizës në Maqedoni për arsye të gazit rus si dhe të sanksioneve ndaj Moskës., por kryesisht edhe për aspiratat Euro-Atlantike.

Kohë më parë, Moska zyrtare reagoi edhe për Goshincë, edhe për përgjimet, por edhe tha që zgjerimi i NATO-së me vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë, paraqet provokim dhe përzierje në interesat e privilegjuara Ruse në Ballkan.

Nga ana tjetër, Sekretari Amerikan i Shtetit Keri theksoi që vija e zjarrit të përplasjes perëndimoro-ruse është Ballkani Perëndimor. “, shkruan ndërmjet tjerash Grubi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here