Gruaja në Suharekë tenton vetëvrasjen pas rrahjes nga burri

0

Një grua në Suharekë dje ka tentuar të vetëvritet duke pirë detergjent të llojit ‘Domestos’, pas dhunës që ka pësuar nga bashkëshorti i saj, njofjton Policia e Kosovës.

“Rreth mesditës, policia në Suharekë ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se një i dyshuar kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes e që dyshohet se nga kjo viktima ka tentuar të vetë helmohet duke përdor detergjent të llojit “Domestos””, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton lajmi.net.

Tutje, bëhet e ditur se, më pas viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë dhe pas tretmanit fillestar është përcjell në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ku i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Ndërkaq, hetues policorë, në prani të avokatit e kanë marrë në pyetje të dyshuarin dhe pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i njëjti të dalët nën masën e arrestit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here