Grida Duma dhe burri s’paguan kredinë, në rrezik apartamenti

0

Ish-kandidatja e PD-së për postin e kryebashkiakes së Durrësit, Grida Duma dhe bashkëshorti i saj, Ilir Shqina, u janë rikthyer problemeve në Gjykatën e Tiranës.

Këtë herë problemi i tyre lidhet me një kredi bankare të marrë për llogari të një kompanie ndërtimore, ku Grida Duma dikur ka qenë aksionare me 30%.

Kjo kredi rezulton ende të mos jetë paguar nga Grida dhe bashkëshorti i saj, për këtë një bankë e nivelit të dytë që ka dhënë kredinë, herë pas here ka kërkuar të sekuestrojë një apartament që Grida Duma dhe Ilir Shqina kanë vënë si garanci për lëvrimin e kredisë, raporton gazeta “Shqiptarja.com”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here