Grevat në arsim dhe shëndetësi

0

Shkollat e arsimit para universitar në Kosovë janë në grevë. Mësimdhënësit po r bojkotojnë mësimin në ditën e premte, në shenjë pakënaqësie për moszbatimin e Kontratës Kolektive nga ana e Qeverisë së Kosovës. Një veprim të tillë tani janë duke e bërë edhe punëtorët shëndetësorë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton opinionin, se në bazë të informatave të para që kanë arritur nga njësitë përbërëse të SHSKUK-së, greva e sotme, e paralajmëruar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, deri tani ka pasur rrjedhë normale.

Shërbimet emergjente po ofrohen në të gjitha njësitë, përfshirë QKUK-në dhe spitalet e përgjithshme rajonale.

Po ashtu, pacientët e shtrirë për mjekim po marrin trajtimin e duhur mjekësor, përderisa për rastet ambulatore dhe rastet e tjera jo emergjente po respektohet Greva e paralajmëruar nga FSSHK.

Federata e Sindikatës së Shëndetësisë dje shpalli grevë njëditore në sektorin e shëndetësisë me kërkesat “respektimi i Kontratës Kolektive dhe fillimi i negociatave për rritjen e pagave”.

Kurse, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kërkesat e tyre mbesin të njëjta siç është pagesa prej 2 euro në ditë për shujtë të mësimdhënësit, realizimi prej 0,5 për qind e pagesës për çdo vit të punës, 70 për qind e mjeteve për mësimdhënësit udhëtarë si dhe 3 paga suplementare të cilat janë të garantuara me Ligjin e Punës dhe kontratën kolektive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here