Greva e minatorëve zgjerohet edhe në Artanë dhe Kishnicë!

0
Kryetari i Komisionit për Zhvillim ekomomik, Muhamet Mustafa ka vizituar grevistët në Stantërg.
“Ne kërkojmë që greva të ndërpritet sepse me presione dhe ultimatume këto çështje nuk mund të zgjidhen”, tha Mustafa nëpërmjet lidhjes telefonike, për RTK-në.
Ai ka premtuar se do të punojnë që të procedohet sa më shpejt ligji i ndryshuar për ndërmarrjet publike sipas të cilit me këtë që ka bërë Qeveria dhe deputetët është evituar falimentimi i këtij gjiganti.
Mustafa tha se minatorët janë të bindur se nuk do të ndërpritet greva pa u plotësuar kërkesa e tyre që brenda 24 orëve Ligji për Trepçën të kthehet në Kuvend.
Përveç në Stantërg  grevën e kanë filluar edhe minatorët e Artanës  dhe Kishnicës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here