Greva e mësimdhënsëve, PËR dhe KUNDËR

0

Resim B MORINA

Prej ditës së hëne , mos të them prej ditës kur është paralajmeruar kjo grevë ka filluar një debat në rrjetet sociale , duke filluar nga postime , analiza , komente , aty shihen PËR dhe KUNDER grevës ,Për ,mësimdhënsit të cilët në shumë raste sipas mendimit tim nuk po munden të mbrojnë të drejtën e tyre legjitime për me pasur të drejtën me jetuar me dinjitet. Mbrojtja e mësimdhënsve është që gradimi në paga është më i ulët se e shoferëve , kemi punuar në vitet e 90 e tjera arsytime që për mua nuk është mbrotje e unit të tyre. Tjetri element është që mësimdhënsit thirren në mësimdhënsin e përkryer (absolut) që edhe kjo nuk qëndron, këtu nuk kemi të bëjmë me një person të japim anët poztitive dhe negative po kemi mbi njëzet mijë mësimdhënës .dhe një sistem të tërë zingjiror. Duhet të pranojmë realitetin që është në arsimin kosovar që nuk është ai të cilin e dëshirojmë .
Pala tjetër janë komuniteti, shohim nëpër postime, komente e analiza kanë vërshuar breshëri ofendimesh në drejtim të mësimdhënsve, e po harrojnë një gjë që nëse këto ofendime vijnë nga njerëz të ditur atëherë meritat ju takojnë mësimdhënsëve se paskan përgatitur shoqëri dinjitoze, e nëse këto ofendime vijnë nga njerëz të papërgatitur përgjegjësia bie mbi mësimdhënsit se kanë prodhuar shoqëri të paedukuar .
Ka elemente nga dy taborret që duhen të vlerësohen, e para që profesioni i mësimdhënsit duhet të mbrohet me këmmgulje dhe vendosmeri qe të jetë prioritet shtetëror arsimi dhe e dyta pala tjetër nuk janë të kënaqur me mësimdhënien që po ju ofrohen fëmijëve të tyre. 
( Këtu kemi vërejtur edhe njerëz të mediave të cilët janë të zhytur në zhvatje të shtetit dhe marrin paga sa dhjetë mësimdhënës, kanë mbi tri katër pozita e tani shesin moral para opinionit ) 
Te ndalem pak edhe të sqarojë me detalisht nëse mundem. Greva nuk bëhet në çdo periudhë mësimore, sindikata duhet të sheh më lartë se një periudhë kohore, se shpeshtimi i grevave ndikon negativisht, po kur të vendoset të mirret vendim apo të jetë kërkesa për kohë të gjatë apo zgjidhje në bazë periudhes së gjatë kohore.
Kërkesat të jenë të orientuara në mënyrë të duhur dhe që prodhojnë cilësi dhe kënaqësi te palët. Sindikatat të punojnë më shumë në drejtimin e vetëdijësimit të komunitetit dhe së bashku me prindër të bëjnë presion në organet udhëheqëse . Të shohim sindikaten që kërkon pagë të dinjitetshme po edhe të shohim sindikatën që kërkon përgjegjësi ndaj palëve të involvuara .
Strukturat shtetërore janë pajtuar që mësimdhënsit janë target elektorati edhe janë pajtuar mos të ju prishin reahtinë mësimdhënsëve, sot e lexova diku që MASHT-I përkrah kërkesën e mësimdhënsve. Ministri nuk ka nevojë të përkrahë kërkesën e mësimdhënsve po të kërkojë në kabinetin qeveritar të vëhet prioritet shtetëror arsimi, e jo në vendin e parafundit në listimin e prioriteteve shtetetërore. Kam parë shumë postime në web. faqe të shkollave nga drejtorët që më shumë kanë bërë thirrje ( njoftime ) që greva fillon të hënën së organet sindikale, a ka ndokund në botë këso lloj qeverisje të shkollave ?
Komuniteti ; reagime, fyerje, kercenime, apo edhe kerkesa, duke harruar që edhe mësimdhënsit janë prindër të më se paku nja 30 mijë fëmijëve . 
Po përmendet Testi PISA, nëse Kosova është në vendin e fundit në Testin Pisa, Qeveria e vendit sistemin e arsimit e ka vënë në vendin e parafundit të prioriteteve. 
Nga erdhën këta mësimdhënës ? Nga universitetet shtetërore, tani edhe private, cfarë po ndodhë me këto institucione dhe çfarë ka ndodhur besoj që e dini shumica ….
Ngritja e cilësisë nuk bëhet vetëm nga mësimdhënsit po bëhet nga një sistem i tërë zingjiror. Organizata e quajtur shkollë nuk mbahet vetëm nga mësimdhënsit po janë edhe palët tjera, menaxhimi i shkollave si po bëhet , prindërit sa herë e ngritën zërin për mungesë të mjeteve didaktike , teksteve shkollore, për mosperformancë të mirëfillët të të “ x” mësimdhënsit , sa herë janë afër fëmijëve të tyre në proces , ?????
Fulan thotë : “Njerëzit në çdo mjedis duhet të punojnë së bashku për të gjetur se çfarë duhet bërë për të vënë në lëvizje procesin e brendshëm, me anën e të cilit njerëzit mësojnë gjithnjë e më shumë se si të bëjnë atë që duhet ta bëjnë, me qëllim që të arrijnë atë që ia vlenë të arrihet ( Elmore , 2000 , f 25 ) 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here