Gresa Pirana: Me poezi nuk mund të bëhesh i pasur, po ditën mund ta pasurosh me vargje

0

Poetja Gresa Pirana është nga Prizreni. Poezitë e saj janë pjesë e botimit të librit të Biblotekës Ndërkomunale të Prizrenit për nder të 70- të vjetorit të saj. Pirana shumë shpejt pritet ta botojë përmbledhjen e saj, ndërkaq përveç poezisë ajo shkruan edhe prozë dhe tregime për fëmijë. Në intervistë ajo sqaron raportin e saj me poezinë, tregon motivet që e shtyjnë të shkruaj, ndikimin nga autorë të caktuar, relacionin me zhanret e tjera etj.

Pse shkruani?

Të shkruash do të thotë të jetosh të “burgosesh” në magjinë e fjalës. Shkruaj, sepse shkrimet më flenë në shpirt, shkruaj, sepse dëshiroj të përcjell ndjesinë emocionale tek lexuesi i cili gjithnjë më ka mbështetur. Mendoj që nuk duhet të ketë një motiv pse shkruan, kur e ke pasion shkrimin lapsi dhe letra të thërrasin vetë.

Çfarë motivesh kanë poezitë e juaja?

Në përgjithësi poezitë e mia si element kyq kanë transmetimin e emocionit ndaj lexuesit. Nëse kam arritur të përcjell këtë tek lexuesi im, unë këtë e quaj sukses si dhe lavdën më të mirë që mund t’a marr nga lexuesi. Përpiqem të futem me vargje në botën e secilit. Ajo që sundon botën është Dashuria e edhe krijimet e mija janë të mbështjellura kryesisht nga ky motiv.

Çfarë ndikimi mendoni se mund të ketë poezia te njerëzit?

Po flas nga eksperienca personale meqë në fushën e letrave tani ka pesë vite që jam aktive. Varet nga krijuesi sesi e përcjellë poezinë, unë e kam pasë fatin e mirë të dëgjoj nga lexuesit e mij se në poezitë e mija ata gjenin veten e tyre…, kjo është vetë lumturia për një krijues.

Cilët autorë ju pëlqejnë, ndërkombëtarë po edhe shqiptarë?

Prej atyre ndërkombëtarë do të veçoja: Pablo Neruda, Paulo Coelho, Goethe, Kurse prej atyre shqipëtarë padyshim Ismail Kadare.

-A mund të jetohet sot nga arti i poezisë?

Fatkeqisht jo, jemi një vend shumë i varfër nëse shohim në këndvështrimin material në aspektin letrar. Mund të jetohet në kuptimin duke e pasuruar ditën tënde me ca vargje por asesi të jetohet në kuptimin e plotësimit e nevojave të jetesës.

A shkruani vetëm poezi apo edhe zhanre të tjera?

Hapat e mij të parë në letërsi i fillova me poezi. Por nuk u mjaftova me kaq, pos poezisë shkruaj edhe tregime për fëmijë dhe prozë.

Cilat janë synimet tuaja si krijuese?

Në dritaren e së ardhmes jam shumë largëpamëse. Dua të potencoj që vitin që lame pas unë erdha te lexuesi me një botim të tre poezive të mija në botimin e librit të Biblotekës Ndërkomunale të Prizrenit për nder të 70- të vjetorit të saj ku poezitë e mija të botuara janë” Kornizë e gravuar me kujtime”, “Strehohu te shpirti im dhe “Dëshirë e vrarë me dashuri”. Aktualisht jam duke punuar për librin tim me poezi të cilin synoj sigurisht t’ia sjell lexuesit sa më parë, se kur po i’a e lë befasi lexuesit. Synimet e mija nuk mbarrojnë me kaq gjithmonë synoj të sjell freski në vargje, krijimtaria ime për momentin kur mund të më gjej lexuesi pos rrjetit social “Facebook” gjendet edhe në portalin www.psikologji.net.

Më lejoni që në fund të falenderoj lexuesit e mij të cilët vazhdimisht më mbështetsin në artin e bukur të letërsisë dhe juve për intervistën.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here