Greqia po i afrohet përgjigjes përfundimtare të referendumit.Parashikohet një “JO” e lehtë

0

Sondazhet paraprake pas mbylljes së qendrave të votimit në Greqi flasin për një epërsi të lehtë të “Jo”-së në referendumin e sotëm lidhur me pyetjen nëse populli do të pranojë ose jo një paketë të re ndihme nga ndërkombëtarët.

Sipas rezultateve të para jozyrtare të publikuara nga mediat vendase, kundër janë shprehur 52% e votuesve kundrejt 48% që janë përgjigjur pozitivisht.

Ende nuk ka dalë asnjë exit poll, ndërsa rezultatet e para zyrtare pritet të dalin brenda pak orësh.

Qeveria ka bërë thirrje për të kundërshtuar ndihmën, ndërsa fushata për “Po” ka paralajmëruar se një përgjigje negative mund ta nxjerrë Greqinë nga eurozona.

Martin Schulz,kryetari i Parlamentit të Evropës ka deklaruar se në rast që referendumi merrë përgjegjen “JO” atëherë Greqia do të përgatitet të nxjerrë monedhën e saj të re.Por sidoqoftë përgjegjes së referendumit mediat evropiane paralajmërojnë se disponimi në BE është që “nuk lejojmë rënjen e Greqisë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here