Gratë e PDK-së me kryesi të re e me hov të ri në përfaqësim të grave

0

Forumi i Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot punëtorinë me temën “Roli i Gruas Demokratike si vizion i së ardhmes”, e cila është e para pas zgjedhjes së kryesisë dhe kryetares së GD-së. Shiroka-Pula ka thënë se “gruaja demokratike prej themelimit të saj e deri më sot ka dhënë shumë dhe i ka ndihmuar gratë në përgjithësi”. Kryetarja e grave të PDK-së ka tërhequr vëmendjen se misioni i forumit që e drejton është që të nxjerrë një grua të informuar mirë dhe aktive “për të zhvilluar politika qe prekin gruan në Kosovë”. Blerta Deliu, anëtare e kryesisë dhe deputete e Parlamentit të Kosovës, ka tërherqur vëmendjen se PDK e ka strukturë dhe asset të rëndësishëm gruan e cila po i rinisë aktivitetet pas zgjedhjes së kryetares Pula. “Do të prekim në të gjitha problemet e gruas që fatkeqësisht ende janë të mëdha”, ka theksuar ajo. “Dhuna ndaj gruas po rritet, na mbetet shumë për të punuar për luftimin dhe parandalimin e analfabetizmit, si dhe diskriminimit të gruas në punë, sidomos në sektorin privat”, është shprehur Blerta Deliu. Edhe anëtare të tjera të GDK-së janë angazhuar që aktivitetet e radhës në këtë forum të orientohen në mbrojtjen dhe avansimin e të drejtave të grave, jo vetëm brenda subjektit të tyrte por në përgjithësi të shoqërisë kosovare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here