Granit Xhaka, rekord për “skuqje” në Bundesligë

0

Futbollisti shqiptar që luan në Zvicër, Granit Xhaka, ka shkruar histori në Bundesligën gjermane, por në kuptimin negativ.

Granit Xhaka ka vendosur një rekord negativ në karrierën e tij në Bundesligën gjermane, duke u ndëshkuar pesë herë me karton të kuq. Me 23 vjet, dy muaj dhe 23 ditë, përfaqësuesi zviceran është lojtari më i ri në Bundesligën gjermane që largohet kaq shpesh nga fusha, shkruan “blick.ch”.

Te Gladbach këtë rezultat e kishte arritur vetëm Stefan Effenberg, por me 191 ndeshje të luajtura. Ndërkohë Xhaka ka marrë pesë kartonë të kuq me vetëm 95 ndeshje, përcjell albinfo.ch.

Xhaka u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 39-të pas një ndërhyrjeje josportive ndaj futbollistit të Darmstadtit, Niemeyer. “Për çmimin e fairplay-t Graniti nuk do ta marrë këtë vit”, thotë trajneri i Gladbach-ut, Andre Schubert, pas fitores 3-2.

Xhaka u ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij pas përfundimit të pjesës së parë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here