Granit Xhaka nuk shkon askund nga Mönchengladbach-u

0

Granit Xhaka nuk shkon askund nga Mönchengladbach-u. Këtë e ka kumtuar nënpresidenti i klubit te tij, Rainer Bonhof.

Si rezultat i një super sezoni që ka kaluar ylli shqiptarozviceran në bundesligën gjermane, ditëve të fundit ishin shpeshtuar fjalët se Xhaka do të kalonte në klube të mëdha si: Bayern të Munihut ose në Atletico të Madridit. Por, sipas të dytit të Mönchengladbach-ut, të gjitha këto janë spekulime dhe Graniti nuk luan nga vendi.

“Granit Xhaka nuk shkon. Këto ishin thashetheme nga Spanja”, ka thënë Bonhofer për emisionin “Doppelpass”, duke u dhënë fund spekulimeve.

Ndryshe, Xhaka në shkurt të këtij viti kishte përtëritur para se t`i vinte afati, kontratën me Borussia Mönchengladbach deri në vitin 2019./albinfo.ch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here