Gramoz Kurtaj e gjen golin në Skoci, bile kundër Celticut VIDEO

0

Ka ardhur edhe goli i parë i Gramoz Kurtajt në Skoci. Futbollisti shqiptar e ka kaluar qysh në minutën e katërt skuadrën e tij Hamilton Academical në epërsi ndaj Celticut, por megjithkëtë kjo nuk mjaftoi që ndeshja të fitohet. Celtic, që llogaritet të jetë edhe ndër skuadrat më të forta në Skoci, barazoi dhe fitoi me rezultat 2-1. Golat për Celticun i shënuan Dedryck Boyata dhe Leigh Griffiths. Kurtaj u zhvillua si futbollist në Gjermani, ku kishte shkuar me familjen e tij si i vogël, ndërsa këtë vit u bë pjesë e elitës së futbollit skocez. Akoma nuk është parë një ftesë për të nga Federata e Futbollit e Shqipërisë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZWwbGwyBw_k

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here