Gramoz Berisha: E pabesueshme që edhe pas kaq vitesh dialog mes Kosovës dhe Serbisë nuk është definuar elementarja, fati i njerëzve tanë…

0

Gramoz Berisha nga Suhareka, i mbijetuari i Masakrës mbi familjen e tij të ngushtë e të gjerë, ka bërë sot në pvjetorin e 19-të të masakrës, një adresim plot mllef, për mosgjetjen e familjarëve të tij dhe të të pagjeturve të tjerë.

Ja adresimi i tij:

“Po behen gati dy dekada. Per ne eshte dhimbje e pandalshme. As pesimistet me te medhenje nuk do te besonin qe ne ende kemi njerez te pagjetur edhe pas 19 vjetesh. Askush nuk do ta besonte qe edhe pas kaq vitesh dialog mes Kosoves dhe Serbise nuk eshte definuar elementarja qe eshte fati i njerezve tane. Nuk do te mund te jetojme dhe te sillemi normal karshi nje jonormaliteti te ketille.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here