Gramosi rrëfen rrugëtimin e migrimit

0

JETA BERISHA

Gramos Bajqinovci (23) është i riu fatlum nga Prishtina që emigroi ilegalisht kufijtë për në Gjermani.

Ish kameramani i Klan Kosovës lë pas familjen, karrierën dhe gjithçka që kishte ndërtuar për një synim të vetëm të krijojë një jetë më të mirë në shtetin e Gjermanisë.

Bajqinvoci ka rrëfyer për KosovaLive momentet që ka lënë Kosovën.  Ai tregon se si është nisur për Beograd dhe gjithë rrugëtimin e tij me shumë rreziqe deri sa ka mbërritur në destinacionin e tij, Gjermaninë.

“Jam nisur për Beograd, prej Beogradit në Suboticë. Aty kam qëndruar diku 4 orë në një kafe, pastaj më është dashur të ecë 20 minuta për të kaluar kufirin për Hungari. Nga aty kam udhëtuar me taksi për Budapest, ku dhe kam qëndruar një natë në një hotel,(e shfrytëzova rastin aty me i hëngër dy ‘Big mac’ në ‘Mc Donald’s), pastaj kam vazhduar pjesë tjetër të rrugës me tren për Munich të Gjermanisë”, ka thënë ai.

Ai rrëfen gjithashtu se si policët po kontrollonin trenin e udhëtarëve vazhdimisht, madje disa prej tyre edhe i kishin zënë. Fatmirësisht ai thotë se ka shpëtuar pa u kontrolluar, për shkak se nuk qëndronte i i zbehur nga lodhja e udhëtimit si dhe dukej i mbajtur për nga pamja e jashtme.

“Krijova një strategji. Veshur me rroba të mira, në dorë po mbaja njëorë të shtrenjtë dhe një zinxhirë që i bëra më qëllim të binin në pah. Në dorë po mbaja celularin e markës Iphone 5 dhe një libër për t’u dukur se kinse jam duke lexuar”, ka vazhduar më tutje.

I vetëm ishte nisur, më i vendosur se kurrë për të arritur qëllimin e tij, si synim që kishte qysh nga fëmijëria. I janë dashur vetëm 440 euro për të kaluar gjithë rrugëtimin e tij për në Gjermani, ndërsa tani po qëndron në njërin nga hotelet e këtij shteti.

I riu Gramos Bajqinovci  nuk është i vetmi që ka marrë këtë vendim për të nisur një jetë të re larg Kosovës.

Rreth 23 mijë qytetarë kanë lëshuar Kosovën vetëm gjatë vitit 2014, për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa vlerësohet se papunësia, ekonomia e dobët dhe mungesa e perspektivës, i ka shtyrë ata që të marrin rrugën në mënyrë ilegale në kërkim të një jete më të mirë.

Ndërsa përmes të dhënave të publikuara në korrik të vitit 2014 nga Zyra Mbështetëse Evropiane për Azil thuhet se vetëm në pesë vitet e fundit më shumë se 70 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here