“Grammy Awards 2015″:Bleona sërish nuk arrin të impresionoj publikun me veshjen e saj

0

Edhe pse kishte zgjedhur një veshje, enkas për të rënë në sy, duket se as këtë herë këngëtarja Bleona Qereti nuk ia doli të joshë Hollywood-in.

Veshja e saj e dizenjuar nga stilisti shqiptar, Shpëtim Zero, e renditi kështu sërish Bleonën në një nga personazhet e veshur më keq në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2015″.

Përveç faktit që mediat e kanë klasifikuar mes artisteve të veshura më keq, të tjera e kanë konsideruar sllave, e pikërisht La Gazetta Dello Sport.

Sipas medias sportive italiane, ndërsa mbi tapetin e kuq luhej ndeshja e dekolteve të ekzagjeruara mes Madonna, Paris Hilton, Lady Gaga e Kim Kardashian, mbi të gjitha spikati modelja sllave Bleona Qereti.

Sarkazma e shumë faqeve të internetit përballë Bleonës arrin deri aty sa thuhet se këngëtarja shqiptare edhe sivjet ka treguar se ka talent për veshje të çmendura, duke iu referuar korsesë plastike me efekt metalik dhe një zgjatim ekstrem dantelle dhe mëndafshi të zi.

Por, edhe këtë herë mund të themi se kjo eksperiencë e Bleonës është gjysma e së keqes, pasi në listën e artistëve të veshur me keq, këngëtarja shqiptare kishte para saj, emra si: Kim Kardashian, Rihnna dhe Paris Hilton. Ky fakt, ndoshta do ta ketë bërë të ndihet më mirë.

257EFB1300000578-0-image-m-128_1423469777628

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here