Graçanicë: Makina e policisë ndeshet me një furgon, lëndohen 21 nxënës

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Graçanicë. Një makinë e policisë dhe një autobus që po transportonte nxënës janë përplasur. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 21 persona

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona, derisa ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 06:30 në Graçanicë ka ndodhur një aksidentr trafiku, mes një automjeti zyrtar të policsë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. Merret vesh se nxënësit e lënduar janë të nacionalitetit serb. Edhe 2 policë që ishin nël automjetin e tyre janë lënduar dhe janë përcjellur për ndihmë mjekësore në QKUK.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here