Grabovci: Shumë i kam qortuar djemtë e mi, për sulmin ndaj policit

0

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në emisionin “Fund” në RTK, ka folur edhe për rastin që djemtë e tij kanë pasur para disa kohësh kur kishin sulmuar një polic të Kosovës.
Ai ka thënë se nuk ka intervenuar te askush për tu liruar djemtë e tij, transmeton zeri.info.

Madje ka shtuar se i ka qortuar ata dhe se e ka përjetuar shumë rëndë si rast.

“Nëse bisedoni me prokurorë, me policë me gjyqtarë, nëse del vetëm një prej tyre që e kam telefonuar dhe i kam thënë që të lirohen djemtë e mi, atëherë unë personalisht do të jap llogari.

Publikisht kam kërkuar që në rastin e djemve të mi të respektohen ligji dhe të merren masa në përputhje me ligjin. Nuk kam dal asnjëherë në mbrojtje të djemve të mi dhe nuk do të dal asnjëherë në mbrojte as të djemve as të familjarëve nëse shkelet ligji.

Unë kam biseduar me djemtë e mi, e kam ndier veten shumë të fyer, sepse e kam përjetuar shumë rëndë. Angazhimet e mia kanë qenë që të kemi shtet dhe uniforma është fytyra e shtetit.

Unë u kamë thënë djemve të mi se uniforma është e shenjtë. U kam thënë se edhe nëse kanë pasur provokim nuk është dashur të përdorin arrogancën dhe dhunën”!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here