Grabovci: Mustafa nuk raporton më në Kuvend për marrëveshjet

0

Kryeministri Isa Mustafa sipas të gjitha gjasave më nuk do t’ju drejtohet deputetëve për të raportuar rreth marrëveshjeve të arritura me Serbinë në Bruksel.

Këtë e ka thënë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili vlerëson se edhe po të mblidhet Kryesia e Kuvendit në rend ditë nuk pritet të jetë ri-raportimi i Mustafës.

Ai në një deklaratë për RTK ka thënë se tashmë i ka humb kuptimi këtij raportimi dhe se Kryesia do të vendos që Kuvendit t’ia përcjellë ligjet për liberalizim të vizave, por jo edhe raportimin e Mustafës.

E duket se edhe kjo nuk do të lejohet, pasi që opozita ka paralajmëruar bllokim të Kuvendit deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga Mustafa nga marrëveshjet me Serbinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here