Grabitje në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

0

Në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 23:12 4 viktima meshkuj K/Shqiptar kanë raportuar se derisa kishin qenë në vendin e punës në një restorant,  aty brenda kishin hyrë dy persona të maskuar e të armatosur dhe nën kërcënim të armëve nga viktimat kishin grabitë para. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.    Ndërkaq në rrugën “Enver Maloku” në Fushë Kosovë, mbrëmë rreth orës 20:10 një viktimë, femër K/Shqiptare, ka raportuar se derisa kishte qenë duke e pritur liftin në një objekt banesor, një person i dyshuar i panjohur e kishte sulmuar – goditë në abdomen dhe më pas ja kishte marr çantën e krahut në të cilën kishte pas para dhe dokumente personale. Viktima  është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti është duke u hetuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here