Grabitet me armë kazinoja në Tiranë

0

Një kazino në Tiranë ka rënë pre e një grabitje të armatosur pasditen e sotme. Pre e grabitjes ka rënë një kazino pranë zonës së njohur si Shkolla e Bashkuar në kryeqytet. Mësohet se ajo është nga një 22-vjeçar i armatosur, i cili në fillim ka shtënë në ajër e më pas ka marrë xhiron ditore të biznesit. Pasi ka dalë nga godina, ai pritej nga një person tjetër me automjet, duke u larguar më pas në drejtim të paditur. Policia ka identifikuar nga kamerat e sigurisë të riun dhe është vënë në kërkim të tij. Shuma e parave të vjedhura nuk dihet ende.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here