Grabitësit i grabisin mijëra euro në një shtëpi, pronarin e lidhin këmbë e duarë në garazhë

0

Një grabitje si në filma ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zyra për Informim Publik e Policisë së Kosovës nga Rajoni i Prizrenit ka bërë me dije se grabitja ka ndodhur sot rreth orës 06:00, në rrugën “Tefik Qanga” të këtij qyteti. Rastin e ka paraqitur rreth orës 09:00 zonja e shtëpisë e cila i ka thënë policisë se bëhet fjalë për vjedhje prej disa mijëra eurosh nga shtëpia e saj. Kjo grua sipas policisë ishte shumë e shqetësuar për burrin e saj i cili nuk po i përgjigjej në telefon. Pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes ata derisa po kërkonin gjurmët e grabitësve gjatë kontrollit të garazhit të shtëpisë e kanë gjetur të zotin e shtëpisë të lidhur këmbë e duar në një karrige. Ai sipas policisë ishte edhe i lënduar. Patrulla policore e ka informuar emergjencën e spitalit rajonal e cila e ka marrë të lënduarin në përkujdesje për trajtim mjekësor. Policia nuk ka njoftuar për ndonjë të arrestuar, as për të dyshuar madje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here