Grabitës të maskuar nëpër markete në Prishtinë, Podujevë, Rahovec…

0
  • Grabitjet në Kosovë nuk kanë të ndalur. Disa njerëz më shumë po preferojnë të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve për pasuri se sa të derdhin djersë dhe të fitojnë me mundin e tyre. Dje në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë rreth orës 21:38 sipas Policisë së Kosovës dy punëtore-arkëtare  në një market, kanë  njoftuar se 5  persona të dyshuar e të maskuar (katër të armatosur me thika, kurse një me armë-revole) nën kërcënimin e armës kanë grabitur të hollat nga arka e marketit. Shuma nuk dihet por personat e maskuar janë larguar në këmbë në drejtim të pa njohur. Viktimat si pasoj e shqetësimit kanë marrë tretman mjekësor. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime. Të njëjtën ditë në rrugën ”Dardania”, në Fushë Kosovë, rreth orës 17:41 raportohet se  dy persona të të maskuar, të armatosur me armë të shkurta, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur të hollat nga arka e marketit, dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Nuk raportohet për të lënduar. Në Podujevë ndërkaq në rrugën “Zahir Pajaziti”, pak pas mesnate një kamerier në një “Fast food”, mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa po kthehej nga puna në shtëpi, një person i dyshuar dhe i pa njohur i mbuluar me një kapelë dhe me një shall mbështjell për fytyrë  e kishte sulmuar duke e futur në një rrugë të pa ndriçuar me ç’rast kishte arritur ti grabis  para të gatshme të pazarit ditor, dhe të largohet në këmbë në drejtim të pa njohur. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime. Në Rahovec, në ndërkohë rreth orës 02:30 pas mesnate sipas dy ankuesve meshkuj K/Shqiptar, punëtorë të sigurimit në objektin e një marketi, katër persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armëve të gjata, kanë depërtuar brenda me forcë përmes dyerve kryesore të marketit por nuk kanë arrit të kryejnë grabitjen. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur  me një automjet me tabela të huaja. Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokuroit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here