Grabar-Kitaroviq, serbëve të Vukovarit: Nuk është e domosdoshme ta duani Kroacinë, por duhet ta respektoni

0

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka deklaruar se Kroacinë nuk është e domosdoshme ta duan të gjithë, por nëse jetohet në të ajo duhet të respektohet.

Ajo ka shtuar se duhet të respektohen institucionet dhe simbolet e saj dhe gjithashtu nuk guxon të manipulohen fëmijët.

Grabar-Kitaroviq është përgjigjur kështu në pyetjen e televizionit regjional “N1” se a paraqet problem fakti se disa serbë të rinjë të Vukovarit nuk ishin ngritur në këmbë me rastin e intonimit të himnit kroat dhe a paraqet problem që kryebashkiaku i këtij qyteti Ivan Penav e ka postuar këtë incizim.

Presidentja kroate ka theksuar se Vukovari është një nga vendet i cili është pllakosur nga të gjitha problemet me të cilat përballet edhe pjesa tjetër e vendit, por që ka ende plagë të pashëruara.




PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here