GP i AAK-së bëri homazhe në nderim të heroit Luan Haradinaj

0

Grupi Parlamentar i AAK-së, sot në 18-vjetorin e rënies, nderoi Heroin e Kombit, Gjeneral Luan Haradinaj, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Dukagjinit” në Gllogjan. “Kujtimi për personalitetin dhe veprën madhështore të heroit Luan Haradinaj do të jetë i përhershëm. Do të përkulemi gjithmonë para atyre që zgjodhën flijimin në emër të idealeve të larta të lirisë”, ka thënë me këtë rast, kryetarja e GP të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here