Gostivar: Austriaku Yrgen Knejfe konvertohet në mysliman, merr emrin Arif

0

Sot në Gostivar, në Xhaminë e Lajthisë austriaku Yrgen Knejfe u konvertua në mysliman. Ai nga sot do të quhet Arif Yrgen Knejfe. Yrgen Knejfe ka vendosur të bëhet mysliman pas leximit të Kuranit. Emrin Arif e ka zgjedhur në shenjë falënderimi nga imami i xhamisë i cili quhet Arif ku siç rrëfehet Arif Yrgen Knejfe është edhe shkaktari  që ai sot është bërë mysliman nga ligjeratat e tij, njofton TetovaSot

“Unë kam ardhur shumë shpesh në Gostivar, dhe shokët e mi janë myslimanë dhe këtë vendim e morra vet që të bëhem mysliman” shprehet Arif Yrgen Knejfe.

Edhe imami i Xhamisë Efendi Arif Emini shprehet se është personi i katërt deri më tani i cili para tij janë bërë mysliman, ku ai shprehet i lumtur para Allahut. /TetovaSot/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here