Gostivar: 23 vjeçarja nga Tetova bie nga kati i katërt i hotelit

0

Sot rreth orës 08 të mëngjesit në policinë e Gostivarit është paraqitur rasti se në hotelin “Elita” në qendër të qytetit është shënuar një aksident me çrast një vajzë e re ka ra nga kati i katërt i hotelit.
Vajza ka marë lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin klinik në Shkup dhe informacionet jozyrtare bëjnë të ditur se është në rrezik për jetën.
Informacionet e para jozyrtare bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 23 vjeçaren nga Tetova, e cila që dje është paraqitur si e humbur. Arsyet dhe shkaqet që sollën deri tek aksidenti nuk janë të ditura. /tetova1/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here