Gorani: Gjakrat janë nxehë shumë, konfrontimi po duket i paevitueshëm

0

Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se shoqëria në Kosovë është në pritje të konfrontimit i cili nuk është i dukshëm por që do të ndodh, meqë nuk duket se ndonjëra palë do të heq dorë nga veprimet e tyre, gjë e cila vetëm do t’i intensifikojë shqetësimet.

Se a do të vijë vendi në një krizë politike sipas Goranit varet nëse intensifikohet dëshira e qytetarëve që të dalin në rrugë, në protestat që pritet të thirren nga opozita.

Në kuptimin e numrave në Kuvend dhe të përqindjes së ndikimit real Gorani thotë se opozita nuk mund të shkaktojë krizë parlamentare.

Seanca e djeshme e Kuvendit ishte më e qetë se sa pritjet që ka pasur analisti Dukagjin Gorani.

Për RTK’në Gorani foli edhe mbi veprimet e Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt të cilët përgjatë kësaj situate lëshuan sallën, e që sollën dilema nëse brenda Bllokut opozitar ekziston ose jo unitet.

Dukagjin Gorani të tërën e quan një front opozitar ku Vetëvendosje ka rol kryesor ndërkaq AAK’ja dhe NISMA pjesë e Frontit me qëllim mbijetese.

Gorani thotë se VV di t’i adresoj problemet reale me çka ballafaqohet shoqëria jonë por që nuk përdor mjetet e duhura.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here