Gonxhe Gërxhaliu, vajza që mendon që çdo gjë duhet të ndodhë në kohën e duhur

0

Çdo gjë  ndodhë në kohën e duhur, është parimi udhëheqës në jetë i Gonxhe Gërxhaliut. Prezantuesja e “KLAN Kosovës” në një intervistë tregon se si kur ishte koha ideale për të jetuar, shëtitur, njohur nejrëz… ajo po studionte në dy drejtime në të njëtën kohë: Gazetari dhe Pedagogji. Mirëpo sipas saj, ani pse një gjë e tillë kushtonte sakrificë, ishte diçka që përkonte më kohën, një detyrë që ajo e kishte mbaruar për t’ua liruar rrugën angazhimeve të tjera që do të vinin. E njëjta formulë Gërxhaliu thotë se është evidente edhe në rastin e relacionit të saj me modelizmin, dikur ishte më aktive në këtë fushë, ndërsa tash vetëm ndihet e provokuar nganjëherë nga nostaligjia. Ajo tregon se ndihet shumë mirë në programin e mëngjesit në një nga televizionet nacionale, ku është adaptuar dhe është pranuar nga kolegët me të cilët i përkasin të njëjtit brez. Thotë se pavarësisht politikës regresive dhe protagonistëve të saj në vend, ajo e ushqen një dashuri të madhe për Kosovën. Madje edhe nëse e gjen “burrin me letra”, si kanë shkruar mediat për të, thekson me shaka. Gërxhaliu flet për raportin e saj me librin, Prishtinën, burrin ideal, të ardhmen…

Kush është Gonxhja jashtë ekranit televiziv?

Nuk dalloj dhe aq nga ekrani, jam po e njëjta, por më e thjeshtë nga Gonxhja që shikuesit e shohin çdo mëngjes tek “Ora 7”.

Pse zgjodhët te studioni edhe për Gazetari e edhe për Pedagogji?

Në fillim isha në mëdyshje se cilën ta zgjidhja, nuk kisha shumë besim në vete se mund të vazhdoja me të dyja, por familja dhe shoqëria më shtynë te mos e lija njërin apo tjetrin. Ishte shume sakrificë, sepse ishte koha ideale për të jetuar, shëtitur e njoftuar me njerëz, ndërsa unë e sfidoja veten duke ndjekur të dyja fakultetet njëkohësisht nga mëngjesi në mbrëmje. Por prapë nuk jam penduar, sepse asgjë nuk më ka ikur pa shijuar.

Cili është relacioni juaj me modelimin?

Përkundër shumë aktiviteteve, asokohe i gjeja vend të veçantë edhe modelimit. Gjjthçka ka ndodhur shumë shkurt, tash merrem vetëm ndonjëherë kur më merrë malli, qoftë për pasarela apo për photo shooting, gjë e cila ndodh shumë rrallë. Çdo gjë ndodhë në kohën e duhur, tash është koha për gjëra të tjera.

Si ndiheni në programin e mëgjesit në “Klan Kosova”?

Asnjëherë nuk kam pasë problem të zgjohem herët, ky është prioritet për njerëzit, të cilët mendojnë të punojnë në program të mëngjesit, sepse nuk është e lehtë të ngritesh çdo ditë para orës 6:00 dhe në 7:00 të jesh e gatshme me grim, flokë dhe veshje. Ndihem shumë mirë, jam adaptuar dhe pranuar shumë shumë mirë nga të gjjthë, pasi pothuajse i tërë stafi si teknik ashtu dhe ne jemi në një moshë përafësisht të njëjte dhe kuptohemi pa problem.

A e gjetët burrin me letra apo ende jeni në kërkim të tij ashtu si është shkruar në media?

(Qesh v.j.) Nuk po e di a është ai në kërkim timin apo une të tij! Kjo punë u bë edhe më e vështirë, i kam nxjerrë vetes punë tash, kam shumëfish më shumë oferta, edhe drejtë të kallëzoj nuk po di se cilin ta zgjedhë, pra d.m.th. ende jam në kërkim të tij.

A ju pëlqen më shumë Prishtina a Vushtrria?

Është e natyrshme që Prishtina të më pëlqej, por sigurisht që kam një simpati edhe ndaj Vushtrrisë, sepse është vendi në të cilin kam jetuar shumicën e viteve të jetës sime.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Leximit i kam kushtuar kohë gjithmonë, këtë shprehi mundohem ta kultovoj edhe te mbesa ime, e cila nga unë merr dhurata vetëm libra. Libri të cilin po e lexoj tani është “Alef” nga Paulo Coelho, ndersa i fundit që kam lexuar është “Vajzat e rritura nuk qajnë” nga Fay Weldon.

Çfarë nuk të pëlqen në Kosovë dhe për çfarë e do Kosovën?

Në fakt ka shumë gjëra që nuk më pëlqejne në Kosovë. Këto zhvillimet e fundit politike po më merzitin shumë, sepse të gjithë po e shohim vendin tonë se si është duke u shkatërruar edhe tani pesëmbëdhjet vjet pas luftës dhe nuk po bëjnë e nuk po bëhet asgjë. Jo secili e meriton postin që e udhëheq, u bë e vështirë të depërtosh aty ku ti e meriton… Ka shumë gjëra që nuk më pëlqejnë apo jam shumë e pakënaqur, por prapë politika dhe  persona nuk mund ta shuajnë dashurinë time ndaj Kosovës. Për mua është vendi më i bukur në botë, vetëm aty mund të frymoj e lirë dhe nuk e ndërroj me asnjë vend tjetër, as nëse e gjej burrin me letra (qesh v.j).

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Hmmm burri ideal?!. Kam një listë gjërash që kërkoj te një mashkull. Të jete i sjellshëm në raport me mua dhe te të tjerët, të ketë mendje kreative dhe të di të më bëj të ndihem mirë. Është shumë e rëndësishme të jetë njeri i fjalës dhe besnik dhe të jetë tamam burrë. Por ka edhe shumë detaje të tjera, që duhet kompletuar një mashkull ideal të mendjes sime si p.sh. stili i veshjes (këpucët në veçanti më bijnë në sy shumë) dhëmbët edhe mundësisht të jetë i gjatë!

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Secili kemi plane, por secili plan vjen me kohën, ndoshta disa realizohen e disa edhe jo. Jam mësuar që gjërat të më vijnë befasishem, ashtu edhe po i pres.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here