‘Golden Globes’ shpërblen më të mirët e filmit dhe televizionit, këta janë fituesit

0

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për filma dhe seri televizive, ‘Golden Globes’.

Fituesit e përzgjedhur të këtij viti kanë habitur të gjithë, pasi që favoritët janë lënë anash për t’u vlerësuar seritë dhe filmat më pak favoritë.

Zhgënjimi më i madh padyshim ishte për ‘A star is born’, pasi që filmi me Bradley Cooper e Lady Gaga ka hyrë me pesë nominime dhe është shpërblyer vetëm për atë të këngës më të mirë, për ‘Shallow’, përcjell Gazeta Express.

Filmi më i mirë është biografia për grupin ‘The Queen’ dhe Freddie Mercury, ‘Bohemian Rhapsody’.

Ndërsa seriali më i mirë dramë për këtë vit është ‘The Americans’, duke lënë pas hit-serialin ‘This is us’, gjë që ka zhgënjyer shumë fansa.

Këta janë fituesit kryesorë të Golden Globes 2019: 

– Filmi më i mirë Dramë – Bohemian Rhapsody
– Filmi më i mirë muzikal ose komedi – Green Book
– Aktori më i mirë në një film dramë – Rami Malek (Bohemian Rhapsody)
– Aktorja më e mirë në një film dramë – Glenn Close (The Wife)
– Aktori më i mirë në një komedi/muzikal – Christian Bale (Vice)
– Aktorja më e mirë në një komedi/muzikal – Olivia Colman (The Favourite)
– Seriali më i mirë Dramë – The Americans
– Serali më i mirë Komedi – The Kominsky Method
– Aktori më i mirë në një serial Dramë – Richard Madden (Bodyguard)
– Aktorja më e mirë në një serial Dreamë – Sandra Oh (Killing Eve)
– Aktori më i mirë në një serial Komedi – Michael Douglas (The Kominsky Method)
– Aktorja më e mirë në një serial Komedi – Rachel Brosnahan (The Marvellous Mrs Maisel)
– Seriali më i mirë me episoda të limituara – The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story
– Aktori më i mirë në serial me episoda të limituara – Darren Criss (The Assassination of Gianni Versace)
– Aktorja më e mirë në serial me episoda të limituara –Patricia Arquette (Escape at Dannemora)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here