Gold Ag për Lavdrim Muhaxherin:”Tmira kurr spresim prej teje ,Ti nuk je pjes e ksaj feje”

0

Reperi i shumë folur Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi ka shkruar vargje kundër aktit terrorist të “bishës” Lavdim Muhaxheri, i cili ekzekutoi një fëmijë të enjten.

Gold AG i cili është edhe haxhi dhe jemi mësuar shpesh ta dëgjojmë për me këngë që ia kushton Allahut,dhe poashtu edhe personaliteteve të ndryshme të politikës shqiptare,ushtarëve të UÇK-së …,në rrjetin social Facebook sot postoi vargje kushtuar Lavdrim Muhagjerit i cili po bënë tmerrin duke vrarë publikisht edhe fëmijë.

Ja këto janë vargjet që i postoi reperi i njohur Gold AG,që një ditë presim t’i dëgjojmë edhe në këngë:

Po e sheh bota tmerrin tënd
Edhe tokës po i bën rënd
Kur në drit vjen errësira
Shqip kur flet ai egërsira.

Pse ske ktu me rujt vatanin
A e ke lexu najher Kur’anin
A e mban mend at shkrimin
Një me vra si krejt njerzimin.

Tmira kurr spresim prej teje
Ti nuk je pjes e ksaj feje
Çka bon ti e bon veç shkau
Njerzt si ti i urren Allahu.

Kurr përjet mos tpafsha nsy
Muslimani nuk vran fmi
Nuk vran civil e nuk vran femra
Por nga frika i dridhet zemra.

Ndal njëher more tradhtar
Kurr mos thuj që je shqiptar
Sdon si ti kurr ky vatan
Je gjithqka veq sje musliman.

Lutem qe Zoti te udhzoft
Nese jo ateher tshkatrroft
Mos i bo ksaj toke rond
Kerkoj falje popullit e Zotit tond.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here