Gold AG, hoxhës Shefqet Krasniqi: Qofsh i lirë gjithmonë o Luan i dinit tonë

0

Reperi kontravers, Gold AG, i është gëzuar tej mase lirimit të Shefqet Krasniqit.

Ligjëruesi i njohur i çështjeve fetare ishte liruar nga të gjitha akuzat pas një gjykimi që zgjati dy vjet.

Gold AG vazhdimisht ka shprehur përkrahjen për të në forma të ndryshme.

E kjo nuk mungoi as ditën e sotme kur ai u lirua nga një gjykatë në Prishtinë prej të gjitha akuzave.

“Qofsh i lirë gjithmonë o Luan i dinit tonë”, u shpreh Arian Agushi në rrjetin social Facebok.

Gold AG publikoi së fundmi një projekt patriotik dedikuar Daut Haradinajt.

Ai ka paralajmëruar së shpejti një projekt të ri me Shyhrete Behlulin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here