Goditet me qytën e armës militanti i PD-së (Foto/Video)

0

Simpatizanti i Partisë Demokratike në qytetin e Lezhës është goditur në kokë me qytën e armës nga persona ende të paidentifikuar.
Gentian Frroku, i afërm i kandidatit të djathtë për Bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj është qëlluar pranë qendrës së votimit në lagjen “Skanderbeg”. Vetë kandidati Frroku mbërriti në vendin e ngjarjes për të sqaruar situatën. Policia nisi hetimet për të mësuar autorët që goditën simpatizantin demokrat ndërsa mësohet se votimi në këtë qendër vijon normalisht.
Lezha është edhe një nga bashkitë ku Ambasada Amerikane ka përqendruar vëmendjen në këto zgjedhje është ajo e Lezhës. Në qendrat e votimit të kësaj zone është parë që në mëngjes herët zv/ambasadori amerikan Henry V. Jardine, i cili po e ndjek nga afër procesin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here