Goal.com.: “Shqiptari Rei Manaj në listën e talenteve të botës”

0

Rei Manaj mes talenteve më premtues në botë, të cilët nuk janë më shumë se 18 – vjeç. Sulmuesi shqiptar është bërë pjesë e përzgjedhjes së kryer nga Goal.com.

Një listë që përfshin shumë emra dhe mes tyre ndodhet futbollisti i Inter dhe Kombëtares. Manaj vlerësohet si një sulmues modern, i cili bëri hapin e madh në vetëm 1 vit, nga Cremonese në Lega Pro tek Inter në Serie A. Goal.com kujton se pavarësisht karakaterit të vështirë ai vlerësohet nga trajneri Roberto Mancini, duke mos e lejuar të huazohet në ndonjë ekip tjetër, transmeton Tv Klan.

Në këtë përzgjedhje ka lojtarë të cilët kanë lindur pas 20 janarit të 1997. Rei Manaj me cilësitë që ka mund të jetë edhe pjesë e Kombëtares së drejtuar nga Gianni De Biasi në Euro 2016. Në krye të listës së Goal .com është talenti i Milan, Hachim Mastour.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here