Gjysma e Qeverisë së Serbisë me polici e ushtri zbarkon në Preshevë

0

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ashtu siq ishte paralajmëruar po qëndron sot në Preshevë. Ai është pritur nga kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili më pas ka vizituar maternitetin. Vizita e e parë e kryemnistrit shqiptar Edi Rama ne Preshëvë dhe vizita e fundit e krymenistrit  serb Vuçiç në Presheve sipas agjensisë së lajmeve “Presheva Jonë” dallojnë shumë nga njëra nga tjetra, “sikur nata me ditën”. Vec atmosferës së zbehtë për kryemonsitrin serb, Vucici nuk u pritë sot nga mijëra qyetarë dhe lider shqiptarë. Apo Vucicit nuk iu shtru tepihu i kuq sikur kryemnistrit shiptar Edi Rama,   njofton agjencia e lajmeve “Presheva jone”.

Vuçiç në një sallë të improvizuar në këmbë, mbajti një konferencë të shkrurtër për mediat i cili ju pergjigj 2-3 pyetjeve të gazetarëve serb edhe lokal. Njëra nga pyetjet ishte dhe për përshtypjet e tij në Preshevë, ku kryministri serb pohoi se “unë, sigurisht se nuk jam kryeministri i parë qe vizitoj Preshevën(duke aludur në homologun e tij shqiptar Edi Ramën. Shen. i redaksise).

Vizita historike e Vuçiçit vjen 6 javë pasi ai e ka vizituar Tiranën. Vizita e parë historike për Luginën e Preshevës ishte  ajo e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama e 11 nëntorit të vitit të kaluar.

Në vazhdim ai tha se “në fakt kjo është vizita e parë e një kryeministri serb dhe pas 18 vitesh rihapet materniteti ketu tek ju në Presheve. Për këtë falenderoj padyshim komunitetin ndërkombëtar, në veqanti BE-në, Qeverinë Zicërane dhe natyrisht edhe ata tuajt.”

Më pas Vuciç u pyet edhe për ndërrimin dhe këmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryeministri serb anashkaloi këtë pyetje duke pohuar se “qëndrimet e Serbisë në këtë drejtim janë të qarta.”  Në fund të kesaj konference shtypi Vucic poashtu premtoi se do te avansojë zhvillimin ekonomik të rajonit me intestime të larmishme.

Vucic në Luginën e Preshevës po shoqerohet nga minsitri për pune dhe çështje socilae Aleksandar Vulin, Ministri i Shëndetësisë Dr. Zlatibor Lonçar, Ministri i Mbrojtjes Bratislav Gasic, Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq dhe kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë serbe për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës prof. Dr Zoran Stankoviç,

Atmosfera në qytetin e Presheves nuk është ajo e ngjajshme sikur e vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në nëntorin e vitit të kaluar. Ekipi i gazetarëve të “Presheva jone” ka vërejtur se në çdo 20 metra nga autstrada Bujanoc-Presheve-Kumanove, pastaj rruges se Gjimnazit “Skenderbeu” deri tek sheshi i Lirisë në qendër të Presheves janë rreshtuar policë në pritje të kryeministrit serb për t’ja siguruar rrugën.

Mbi 500 policë në mbrojtje të trupit të kryeministrit serb në Luginën e Preshevës. Siq është arritur të numërohen 27 snajperistë serb janë vënë në dispozicion, në mbrojtje te Vucicit dhe delegacionit serb nga Beogradi të instaluar në këtë apo mbi ndërtesat e qyteteve të Luginës së Preshevës, sidomos në komuna, në shtëpi të kulurës ku edhe defiloj eskorta e Vucicit.

Nga biseda që ka zhvilluar ekipi i gazetarëve të “Presheva jonë” me qytetarët, shumica e tyre nuk ishin në dijeni se sot vjen kryeministri serb Vuçiç, sepse si thonë ata, nuk jemi mësuar me këso vizitash. Sikur liderët ashtu edhe qytetarët e Luginës së Pereshevës nuk presin asgjë nga kjo vizitë e kreut të qeverisë serbe e cila vizitë Serbisë i shërben për interesa të saj karshi Brukselit dhe faktorit ndërkombëtar kur ajo tash po përgatitet për integrime në BE.

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here