Gjykimi i Ivanoviqit,dëshmon Rrezarta Ajeti:”Serbët bërtisnin vritni shqiptarët”

0

Para trupit gjykues ka dëshmuar Rrezarta Ajeti, e cila tha se në natën kritike ka qenë në banesë bashkë me familjen e saj dhe axhën, si dhe disa fqinjë të tjerë.

​Në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës ka vazhdon edhe sot seanca kundër Oliver Ivanoviqit dhe 4 të akuzuarve të tjerë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur natën mes 3dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.

Para trupit gjykues ka dëshmuar Rrezarta Ajeti, e cila tha se në natën kritike ka qenë në banesë bashkë me familjen e saj dhe axhën, si dhe disa fqinjë të tjerë. Sipas saj, rreth orës 21:00, të datës 3 shkurt 2000, pasi që është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në atë pjesë të qytetit, ajo ka dal në ballkon dhe ka parë numër të madh të serbëve të tubuar të cilët brohorisnin vrisni shqiptarët.
Ajo me lot nw sy ka potencuar se në mesin e të tubuarve kishte parë edhe Nebojsha Vujaqiq, fqiun e saj i cili një herësh është edhe i akuzuar në këtë rast. Ajo tha se kanë filluar rrefale të armëve automatike, si dhe shpërthime të granatave me që rast iu ishte plagosur baba. Sipas saj, disa persona të cilët kanë ardhur te dera e banesës dhe që kanë kërkuar që babai i saj Nexhmedin Ajeti të dal poshtë sepse një gjë të tillë e kishte kërkuar Dragolub Delibashiq, i cili po ashtu është njëri nga të akuzuarit e këtij rasti, por siç u shpreh ajo babai i saj nuk kishte pranuar.

“Kam dëgjuar se babai t’u ketë thënë personave se nëse don Delibashiqi të flas me mua le të vijë nalt në banesë. Pas pak minutash kanë filluar sërish të shtëna armësh në banesën tonë dhe hedhje të granatave, me që rast banesën e ka kapluar zjarr i madh. Më vonë ka mbërritur diçka si bombë në drejtimin tim dhe kam ndjerë nxehtësi të jashtëzakonshme në trupin tim. Pa pritur kam parë se nuk e kam gishtin e dorës, ndërsa kur kam dashur të ngrihem kam parë se më mungon edhe këmba. Kam shkuar zvarritur në dhomën tjetër ku kam parë vëllaun tim Nderimin, tashmë të ndjerë i cili gjithashtu ishte plagosur”, ka thënë Ajeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here